Identifikohen viktimat dhe dy të plagosurit e ngjarjes së rëndë në Kurbin
Ngjarja e rende ka ndodhur në një hotel në aksin rrugor që lidh Lezhën me Mamurrasit dhe paraprakisht dyshohet se ka pasur shkembim zjarri. Mesohet se i vdekur ka mbetur 37 vjeçari, Bujar Lika.
Bujar Lika raportohet se ka mbetur i vdekur në vend në rrugën Laç-Mamurras si pasojë e breshërisë së armëve, ndërsa ka mbetur i plagosur 21 vjeçari Kreshnik Tusha dhe Paulin Gjergji. Sipas të dhënave paraprake, një prej dy të plagosurve është vet atentatori.
Forca të shuma policie janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj, si dhe po krehin zonën. Ndërkohë, kreu i Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe ekspertë të policisë nga Tirana janë nisur për në vendin e atentatit.
Ngjarja ka ndodhur në një hotel në rrugën Laç-Mamurras, ndërsa dyshohet se një konflik i hershëm ka qenë shkaku i përplasjes. Atentatori ka hyrë në rrethimin e hotelit dhe ka nisur të qëllojë me armë, ndërsa si pasojë e kundërpërgjigjes ka mbetur dhe vetë i plagosur. Efektivë të policisë që kanë shkuar në vendngjarje e kanë gjetur atentatorin disa metra më tej, të plagosur dhe në tentativë për tu larguar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



