E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Identifikohet autori i plagosjes në Shkodër, ngjarja e 6 viteve më parë që ngre dyshime
Lajme

Identifikohet autori i plagosjes në Shkodër, ngjarja e 6 viteve më parë që ngre dyshime

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së 28-vjeçarit Edis Reçaj dy ditë më parë në qytetin e Shkodrës.

Blutë e Shkodrës kanë njoftuar se dyshohet që  autor i plagosjes është shtetasi Elfat Salihi, 31 vjeç. Policia ka dyshime se i plagosuri dhe autori njiheshin me njeri-tjetrin dhe kanë qenë duke qëndruar bashkë mbrëmjen e 19 prillit kur ndodhi plagosja,  edhe pse i plagosuri ka deklaruar se nuk e ka idenë se kush e ka plagosur.

Elfat Salihi është shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se një ngjarje e ngjashme i ka ndodhur dhe vetë të dyshuarit. 6 vite më parë, në 2016-ën Elfat Salihi mbeti i plagosur në afërsi të banesës së tij teksa u qëllua me 4 plumba, por arriti që të shpëtonte. Autori dhe i plagosuri kanë debatuar dhe në atë konflikt të çastit ka ndodhur edhe plagosja. Policia po punon për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.