Identifikohet i plagosuri me dy plumba
Është identifikuar i plagosuri i mbrëmjes së sotme në Lezhë.
Ardian Kola, 37 vjeç ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me dy plumba në të dyja këmbët.
Mësohet se ka qenë një grindje mes të rinjve në qytetin e Lezhës ajo që ka çuar në plagosjen e Kolës.
Ky i fundit ka marrë dy plumba në të dyja këmbët dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia Lezhë/ Informacion paraprak
Policia identifikon autorin e plagosjes së 37 vjeçarit
Vijon ndjekja për kapjen e tij
Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.
Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.
Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



