E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Identitek shndërrohet në çerdhe hajdutësh
Lajme

Identitek shndërrohet në çerdhe hajdutësh

Plaçkitje masive me tenderat, APP propozon masa për 23 punonjës

Kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve të identifikimit duket se është shndërruar në një çerdhe e mbushur me hajdutë. Agjencia e Prokurimit Publik ka audituar 11 tendera të zhvilluara nga shoqëria Identitek. Sipas raportit të APP thuajse të gjithë tenderat kanë rezultuar me shkelje flagrante të ligjit.

Raporti bën të ditur se kompania ka zhvilluar tendera duke fryrë fondin limit në kundërshtim me ligjin. Po ashtu, në disa raste është konstatuar se specifikimet teknike të vendosura në procedura nuk kanë qenë në përputhje me kriteret ligjore.

Një tjetër kategori shkelje e konstatuar nga auditimi është vlerësimi i i fituesve në mënyrë të kundërligjshme, ndërsa në fund është konstatuar se për tenderat e zhvilluar nuk ka fare dokumentacion që provojnë zbatimin e kontratave.

Identitek shndërrohet në çerdhe hajdutësh/

Konkluzionet e auditit te Identitek nga APP

Për këtë arsye, Agjencia e Prokurimeve Publike ka propozuar marrjen e masave për plot 23 punonjës të shoqërisë shtetërore që ka monopolin e prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit. Por lloji i masave dhe niveli hierarkik i punonjësve që janë propozuar për masë nuk bëhet i ditur.

Identitek u themelua në mars të vitit 2023, pas përfundimit të koncesionit që zotëronte kompania Aleat. Aksionet e shoqërisë zotërohen nga Ministria e Brendshme. Kapitali ka mësuar se këto skandale ishin një nga arsyet që çuan në shkarkimin e ish drejtoreshës Loina Prifti në tetor të vitit të kaluar, e cila u zëvendësua me Freskida Halilajn.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.