Igli Cara: Gjici “mundi” Portin e Durrësit, kanabisin, Kosovën dhe çdo çështje jetike!
Çudia më e madhe tri ditë zgjat
Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka reaguar në lidhje me ngjarjet politike të fundit, duke përfshirë publikimin e videove skandaloze seksuale të Safet Gjicit.
Sipas Carës, publikimi i videos së ish-kryebashkiakut disa ditë më parë ishte një goditje e rëndë, por ai vëren se “çudia më e madhe zgjat tre ditë”.
Cara thekson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zbatimin e “projektit” të portit të Durrësit nuk mori kohën dhe vëmendjen e duhur për të diskutuar.
Ish-kandidati për kryebashkiak shton se çështja e Gjicit hoqi vëmendjen nga situata e nxehtë në Kosovë dhe legalizimi i kanabisit.
“Çudia më e madhe zgjat tre ditë! Videoja e ish-kryebashkiakut goditi në shenjë.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që i hapi rrugën zbatimit të ‘projektit’ të portit të Durrësit nuk mori kohën dhe vëmendjen e duhur për t’u diskutuar. Rreth 3 miliardë euro nga fondet publike, të destinuara për këtë projekt, në emër të zhvillimit, që nuk ka lidhje as me Durrësin, as me turizmin, por me interesa të ngushta për të përfituar Rama & Co.
Pa harruar situatën e nxehtë në Kosovë, që do të duhej të ishte në fokus çdo ditë.
Ju dha dritë jeshile, sa hap e mbyll sytë, edhe legalizimit të kanabisit, që do të shoqërohet me ngritjen e Agjencive dhe Komisioneve.
As rënia e euros, që nisi çuditësisht pak ditë para zgjedhjeve vendore, nuk u analizua. Përkundrazi, po bëhet pjesë e “normalitetit” të diktuar nga partia në pushtet.
Gjici “mundi” Portin, kanabisin, Kosovën, rënien e euros dhe çdo çështje jetike në vendin tonë!”, shkruan Igli Cara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



