Igli Cara, kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Durrësin: Ndryshimi në këtë qytet, emergjencë lokale e kombëtare
Në fjalën e tij në nisje të fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale të 14 majit, kandidati për bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka deklaruar se ndryshimi në qytetin e tij është një emergjencë lokale e kombëtare.
Ai ka shtuar se kjo bashki duhet të hiqet nga duart e klanit Rama-Dako-Sako.
“Ja dolëm të mbajmë fort opozitarizmin.
Ndryshimi është kryefjala e këtyre zgjedhjeve, ndryshim për të ardhmen, për sipërmarrësin, fermerin, studentin, punëtorin, gjimnazistin.
Ndryshimi në Durrës është emergjencë lokale e kombëtare.
Bashkia duhet të hiqet nga duart e klanit Rama-Dako-Sako. Duhet t’i jepet frymëmarrje iniciativës së lirë.
14 maji, beteja jonë e përbashkët ku ndryshimi nis nga Durrësi e do të përhapet në tërë vendin”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



