E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ikën edhe Salsano Rrapi nga Top Channel
Publik News

Ikën edhe Salsano Rrapi nga Top Channel

Regjisori i njohur Altin Basha është larguar përfundimisht nga Top Channel pas marrëveshjes që ka firmosur me AbcNews i cili synon të kthehet nga një televizion informativ në një televizion gjeneralist.

Por bashkë me ikjen e Bashës duket se po ‘shkrihet’ edhe Portokallia pasi të tjerë aktorë i janë larguar trupës së humorit.

Kështu, i radhës që largohet është aktori Salsano Rrapi. Burimet i thonë newsbomb.al se shkak për ikjen e tij janë bërë ‘mosmarrëveshjet me administratorin’ e Top Channel.
Ndërkaq, vetë Salsano, i cili ka 13 vite aktor në skenë, ka publikuar një foto krah Altin Bashës duke shkruar:

“Rubrika thashetheme 2. Ja dhe këto 2 pune morën fund”. Salsano në postimin e tij i bën tagg edhe Xhemi Shehut, Ledion Lakos dhe Albana Perhatit, të cilat mesa duket gjithashtu do shkojnë me Altinin në AbcNews.

Mbetet për t’u parë sesi do të vijë Portokalli në sezonin që po nis, tashmë në një tjetër ekran. /newsbomb.al/

Screenshot_1.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.