E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ikën Gjiknuri nga Komisioni i Reformës Zgjedhore? Deklarata e fortë e deputetit: Do ta shohim në ditët në vijim nëse…
Politikë

Ikën Gjiknuri nga Komisioni i Reformës Zgjedhore? Deklarata e fortë e deputetit: Do ta shohim në ditët në vijim nëse…

Ndërsa diskutohej në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 për reformën zgjedhore dhe mundësinë që mazhoranca i dha opozitës të bëhej pjesë e saj, Halit Valteri, deputeti i grupit demokrat në Kuvend, bëri një deklaratë të fortë dhe la të kuptohet që në ditët në vijim ish-ministri Gjiknuri nuk do të jetë më pjesë e komisionit të kësaj reforme.

Ai debatoi në studio me deputetin e PS-së, Adnor Shametin.   

 

 

valrteri

Halit Valteri: Tërmeti i PS, tërmeti i çunave pretendon të bëjë reformë zgjedhore? Pa u larguar Damian Gjiknuri nga komisioni ne nuk bëjmë asnjë lloj mbledhje…

Adnor Shameti: Ashtu siç e ka thënë edhe kryetari Taulant Balla s’pranojmë kushte neve. Jemi të hapur të disktojmë në kuadër të komisionit, por vetëm kaq.

Halit Valteri: Duhet ta largoni vetë mo, se ju bën pis

Adnor Shameti: Nuk shoh ndonjë gjë këtu, e quaj retorikë politike gjithçka

Halit Valteri: Retorikë politike Damian Gjiknuri??

Adnor Shameti: Ai është vetëofruar, por duhen lënë organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi

Halit Valteri: Drejtësia nuk ka ca bën kur nuk ka vullnet politik. Këtu ka aq shumë skandale sa skandali harron skandalin..Bën gabim që e mbron Gjiknurin. Reformë zgjedhore me Damian Gjiknurin nuk bëhet, do ta shohim në ditët në vijim do iki apo jo Gjiknuri. Këta njerëz ua trazojnë stomakun shqiptarëve Rudina sa herë hapin televizorin, këta duhet të ndryshojnë në këtë vend Rudina. Kam lindur në ‘91 dhe vazhdoj shoh të njëjtat fytyra në politikë.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.