Ikën zvministri i ministrit në detyrë Cakaj
Nuk kanë të ndalur largimet nga Ministria e Jashtme.
Pas Ministrit, Gent Cakaj i cili dha dorëheqjen, rrugën e tij e ka ndjekur edhe zëvendësi në këtë dikaster, Sokol Dedaj.
Vendimi për largimin e tij është firmosur nga zëvendëskryeministri, Erion Braçe.
Pasuesi i tij nuk është bërë ende publik, ndërkohë që ky është ndryshimi i radhës në Qeverinë Rama 2.
Gjatë ditës së sotme, vendin e Cakaj e mori Olta Xhaçka, ndërsa Ministër i Mbrojtjes u emërua Niko Peleshi.
Vendimi:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë
30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e
Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Sokol Dedja, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



