Ikin Balla, Peleshi dhe Ervin Mete, tre emra të rinj në kabinet
Në Kongresin e PS, ditën e sotme kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në qeveri, me tre prurje të reja në kabinet. Ata janë Ervin Hoxha, Petrit Malaj dhe Pirro Vëngu .
Taulant Balla nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, por ai do të marrë postin e ministrit të Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin.
Balla largohet nga si ministër i Bredshëm dhe do të marrë karrigen e Elisa Spiropalit që u emërua kryetajra e re e Kuvendit.
Ndërkohë, dikasterin e Ministrisë së Brendshme do ta drejtojë tani Ervin Hoxha, kreu i IKMT.
Ervin Hoxha
Një emër i ri në kabinetin Rama, është e emri i Pirro Vëngut, drejtori i Autoritetit Portual Durrës, që do të zëvendësojë në detyrë Niko Peleshin.
Pirro Vëngu
Edhe mininstri i Financave, Ervin Mete do të largohet nga detyra dhe vendin e tij do ta marrë Petrit Malaj që ka mbajtgur postin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).
Petrit Malaj
Ndryshimet në qeveri që Rama tha se ia ka propozuar presidentit Begaj:
Elisa Spiropali kryetare e Kuvendit
Bledi Çuçi nënkrytetar i parlamentit
Ministër shteti për Marrëdhëniet me parlamentin Taulant Balla
Ministër i Brendshëm Ervin Hoxha.
Ministër i Financave Petrit Malaj
Ministër i Mbrojtjes Pirro Vëngu
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



