Ikin Peleshi dhe Mete, Balla ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin
Janë miratuar mes kaosit ndryshimet në qeveri. Kryeministri Rama lëvizi Taulant Ballën, teksa largoi Niko Peleshin dhe Ervin Meten. Në vend të tyre u propozuan 3 emra të rinj. Pas dekretimit nga Presidenti në orën 17.00 nisi senca plenare.
Por opozita sulmoi kryeparlamentaren Nikolla dhe kryeministrin Rama, duke shkatuar tensione. Ishte Bardhi që u përplas me Nikollën, duke e akuzuar se gënjeu se u largua nga posti sepse është sëmurë. Më pas opozita bllokoi foltoren.
Por kjo nuk e ndali Nikollën të hedhë në votim ndryshimet në qeveri. Të gjitha ndryshimet u miratuan me 77 vota, teksa po ashtu Bledi Çuçi u zgjodh nënkryetar i Kuvendit. Pas pak do bëhet votimi i Elisa Spiropalit si kryetare Kuvendi.
Më surpriza nga të gjitha është largimi i Taulant Ballës nga ministër i Brendshëm pas një vit pas emërimit në një prej dikastereve më të rëndësishëm. Megjithatë Balla nuk do të largohet nga kabineti, edhe pse këtë herë do të jetë ministër pa portofol, teksa do të zëvendësojë Elisa Spiropalin si ministër Shteti për Marrëdhëniet me parlamentit.
Ministri i ri i Brendshëm do të jetë Ervin Hoxha, i cili deri më tani mban detyrën e kryeinspektorit të IMT. Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes do të vijë Pirro Vengu, i cili deri më tani ka mbajtur detyrën e drejtorit të Autoritetit Portual Durrës. Ministri i ri i Financave do të jetë Petrit Malaj, i cili zë vendin e Ervin Metes.
NDRYSHIMET NË KUVEND
Kryetare e Kuvendi– Elisa Spiropali- Zëvendëson Lindita Nikollën
Nënkryetar i Kuvendit– Bledi Çuçi- Zëvendëson Ermonela Felaj
Kryetar i grupit të PS– Niko Peleshi- Zëvendëson Bledi Çuçin
NDRYSHIMET NË QEVERI
Ministër Shteti për Parlamentin– Taulant Balla- Zëvendëson Elisa Spiropalin
Ministër i Brendshëm– Ervin Hoxha- Zëvendëson Taulant Ballën
Ministër i Financave, Petrit Malaj- Zëvendëson Ervin Meten
Ministër i Mbrojtjes– Pirro Vengu- Zëvendëson Niko Peleshin
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



