E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
IKMT KALLËZON PENALISHT KRYETARIN E BASHKISË BASHKË ME DREJTORIN
Lajme

IKMT KALLËZON PENALISHT KRYETARIN E BASHKISË BASHKË ME DREJTORIN

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar sot penalisht pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, kryetarin e Bashkisë,  Frran Frokaj.

Kryebashkiaku i Lezhës, akuzohet per veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtorin e Drejtorisë së Planifikimit te Territorit Sokol Toma.

Të dy këta persona, sipas IKMT, duke vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin, kanë dhënë leje për kryerje ndërtimesh në vijën bregdetare te Shëngjinit, objekte që nga vetë ky institucion (Inspektorati Mbrojtjes së Territorit) janë konstatuar të paligjshme. Madje leje janë dhënë edhe për të ndërtuar në vende ku më parë janë prishur objekte të jashtëligjshëm nga IKMT.

Këto veprime, hapur në kundërshtim me ligjin, të konstatuara nga IKMT përgjatë inspektimit të saj në territorin administrativ të bashkisë Lëzhë, kanë cënuar rëndë interesin publik në këtë territor, mbarëvajtjen e sezonit turistik.

“IKMT shpreh vendosmërinë e saj, në mbrojtjen e territorit kundër abuzimeve të paligjshme, apo “të kopsitura” nga zyrtarë që shkelin ligjet dhe besimin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e IKMT.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Frrokaj do të përballet me drejtësinë pas arrestimit dhe gjyqeve lidhur me abuzimin me detyrën sa i takon pronave te Rana e Hedhun.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.