IKMT shemb ndërtesën e dëmtuar nga termeti
IKMT nis shembjen e godinës së Inxhinierisë së Ndërtimit, blloqet e betonit përfundojnë në trotuar, rrezikohet jeta e qytetarëve
IKMT ka filluar shembjen e godinës së Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit te ‘21-Dhjetori’ në Tiranë. Pas shembjes së kësaj godine, do të ndërtohen në total tre godina të tjera. Ndërkohë, banorët e zonës janë të shqetësuar për punimet dhe ndotjen që ka shkaktuar kjo situatë në zonë.
Në këtë proces, një ngjarje e rrezikshme ndodhi gjatë rënies së inerteve në trotuar, ku jeta e një drejtuesi motorri u vë në rrezik.
IKMT ka filluar shembjen e kësaj godine si pasojë e dëmtimeve nga tërmeti, dhe planifikon të ndërtojë godina të reja në vendin e saj. Ndërtimi i godinës së re pritet të zgjasë rreth 36 muaj, ndërsa fondi i planifikuar për këtë projekt është 1.2 milion lekë.
Situata ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, jo vetëm për punimet që po bëhen dhe ndotjen e krijuar, por edhe për rrezikun që paraqet për qytetarët që lëvizin në këtë zonë. IKMT ka lënë të kuptohet se do të vazhdojë me shembjen e godinave të tjera për të nisur rindërtimin e re.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



