Ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, del nga qelia administratori i Farma Net Albania
Sokol Topçiu, administratori i Farma Net Albania, i cili u arrestua si pjesë e një grupi që kishin ngritur një skemë për shitjen e ilaçeve kontrabandë gjatë pandemisë së COVID, është liruar nga qelia ditën e sotme.
Gjykata vendosi sot që ai të gjykohet nën masën ‘arrest shtëpie’. Lirimi i Topçiut nga qelia vjen vetëm 3 ditë pas lirimit të 6 personave të tjerë të arrestuar të cilët, po ashtu u lanë në ‘arrest shtëpie’.
Sokol Topçiu u vu në pranga më 11 tetor, ndërsa ende në kërkim janë edhe 5 persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë skemë. Topçi është administratori i Farma Net Albania, që ka rrjet farmacish , prej 100 të tillash në të gjithë vendin.
Operacioni hetimor “Përfitimi” zgjati një vit dhe nxorri në pah skemën e abuzimit dhe të shitjes së ilaçeve kontrabandë që përdoreshin për të kuruar Covidin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



