Ilaçet turke të Ilir Beqjes po vrasin shqiptarët
Kushtojnë lirë por s’kanë asnjë efekt. Rasti më i fundit i një nëne që apelon se po i vdes djali i vetëm

Ish ministri i Shëndetësisë, deputeti aktual Ilir Beqja është akuzuar dhe ka qënë nën hetim për abuzim me koncesionet në shëndetësi, me një dëm shkaktuar shtetit prej miliona eurosh.
Megjithatë, drejtësia e re që do të dalë nga Vettingu i prokurorëve dhe gjyqtarëve ka ngjallur shpresat që kjo dosje do të rihapet, paratë e vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë do të shkojnë në arkën e shtetit dhe përgjegjësi kryesor Ilir Beqja do të shkojë para drejtësisë.
Por para jetëve njerëzore, paratë nuk janë asgjë, pasi jeta është gjëja më e shtrenjtë.
Ilir Beqja ka shkaktuar një masakër të vërtetë në tregun e ilaçeve, përmes klientëve të tij dhe të kryeministrit Edi Rama, ndryshon tërësisht linjën e importit të ilaçeve, për t’i hapur rrugë ilaçeve turke.
Jo vetëm opozita por dhe aktorët farmaceutikë kanë akuzuar ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja se ka ndërhyrë në tregun e ilaçeve për interesa klienteliste, duke garantuar pajisjen me pullë vetëm ato ilaçe që sjellin klientët e tij. Ndërkohë që të tjerët nxirren nga tregu.
Kështu Beqaj i ka hapur rrugën e abuzimeve me miliarda lekë duke i dhënë mundësinë klientit të tij të futet në tregun e ilaçeve, me barna që mund të dëmtojnë rëndë shëndetin e qytetarëve.
Pasi e ka shpallur një tender publik, për blerjen e barnave spitalore me 11 mars 2014, dhjetë ditë më pas me shkresën nr. 1668/4 Prot, Ministri i Shëndetësisë urdhëron ndryshimin e dokumenteve të tenderit për procedurën e prokurimit. Dhe në këtë linjë është vepruar sa ka qënë ai ministër.
Ky biznes bëri që të hyjnë në Shqipëri barna të pasigurta dhe dëmtuese për jetën e qytetarëve, siç janë rastet e bëra publike të Avastinës, që rezultoi i falsifikuar. Por dhe ilaçe të tjera të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e njeriut, sidomos të fëmijëve.
Rasti më i fundit ka qënë ai i një nëne, e cila bën apel për të mbrojtur djalin e vetëm, nga efekti i ilaçeve jashtë standardit që klientët e ish ministrit Beqja sjellin nga Turqia dhe kanë mbushur tregun shqiptar.
“U detyrova të shkruaj se jam në udhëkryq për shëndetin e djalit tim të vetëm që më ka mbetur!”, shkruan në letrën e saj dërguar ligjvënësve shqiptarë nëna e një djali të sëmurë me virusin H/B që e ka humbur një djalë për shkak të po këtij virusi. Ajo kërkon nga deputetët që të vënë dorën në zemër sikur ky të ishte halli i tyre.
Gruaja nga Tirana, Suzana Mehmeti, rrëfen në letrën e saj se djali mjekohet me kartelë spitalore prej rreth 5 vjetësh por se tani shëndeti i tij është duke u rrezikuar për shkak të ligjit sepse ilaçi që duhet të merrte i biri s’mund mund të merret më, e në vend të tij është vendosur një ilaç turk.
Ky ilaç, ndonëse me çmim mjaft të ulët, nuk ka asnjë lloj efekti tek djali i saj i sëmurë, i cili rrezikon të humbasë jetën.
E dëshpëruar nëna thotë se i kërkon komisionit të shëndetësisë si nënë e një djali të vetëm, e cila ka humbur një djalë nga H/B duke mos u mjekuar, të rishikohet ky ligj dhe të ketë klauzola për raste të veçanta.
Ndërkohë që janë pjesa më e madhe e ilaçeve, përfshirë dhe ato të zemrës, të cilët merren nga kompanitë farmaceutike kliente të Ilir Beqjas, që po vrasin shqiptarët.
Letra e nënës Suzana Mehmeti, drejtur deputetëve:



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



