E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Beqaj reagon ashpër nga qelia pas incidentit në Komisionin Hetimor
Lajme

Ilir Beqaj reagon ashpër nga qelia pas incidentit në Komisionin Hetimor

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar nga qelia pas një incidenti që ndodhi në orët e para të mëngjesit në komisionin hetimor për çështjen e “Sterilizimit”. Gjatë mbledhjes, Beqaj u pa të hynte në sallë dhe të drejtohej me fjalë dhe gjeste drejt deputetes Ina Zhupa. Zhupa ka pretenduar se ish-ministri e ka kërcënuar, ndërsa kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, njoftoi se ngjarja do të referohet tek autoritetet përkatëse.

Në një reagim, Ilir Beqaj sqaroi se kishte hyrë në sallë për shkak të mënyrës se si deputetja Zhupa i drejtohej, duke thënë se nuk pranon të trajtohet si një send, edhe pse është i paraburgosur. Ai theksoi se nuk kishte kërcënuar apo fyer askënd, por kishte shprehur revoltën e tij për atë që e konsideroi një “tallje deri në kufijtë e torturës” për më shumë se 14 orë.

“Kam shprehur haptazi revoltën time për talljen deri në kufijtë e torturës që bëhej për më shumë se 14 orë. Nuk kam kërcënuar apo fyer askënd. Edhe nëse jam i paraburgosur, nuk pranoj të më fyejnë dhe të më marrin nëpër këmbë. Këtë e refuzoj, e kundërshtoj dhe do të vazhdoj ta kundërshtoj,” tha Beqaj.

Ai shtoi se gjatë 8 muajve të hetimeve, të gjithë dëshmitarët kanë provuar se dy koncesionet, objekt i hetimit, janë histori suksesi dhe se nuk do të lejojë që dështimet politike të opozitës të përdoren për nëpërkëmbjen e dinjitetit të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.