E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Demalia: Jetoj prej 30 vjetësh në Amerikë dhe s’kam dëgjuar asnjë të thotë se është intelektual, ndërsa këtu…
Sot

Ilir Demalia: Jetoj prej 30 vjetësh në Amerikë dhe s’kam dëgjuar asnjë të thotë se është intelektual, ndërsa këtu…

Postimi i plotë i Demalisë:

Vulgaritet intelektual

Jetoj prej 30 vjetësh në Amerikë, ndjek debate politike, kulturore, shkencore, letrare, artistike, sportive, kurrë nuk kam dëgjuar një njeri të thotë, -Unë jam intelektual!
-Unë flas si intelektual
-Ne jemi intelektual!
-Ne flasim si intelektual!

Mbrëmë në emisionin Opinion të Fevziut, Tarifa i larguar nga ambasador nga Washington për korrupsion me fondet e Ambasadës, Baton Haxhiu i Haxhi Ramë Qamilit, Ceka e Kapexhiu, njëfarë Iva e Rezarta në çdo 10 fjalë përdornin fjalën, -Ne kemi ardhur si intelektual!
-Ne jemi intelektual!
-Une jam intelektual!

Dhe kjo ndodh rëndomë në çdo emision dhe është inflacionim i paaftësisë që tregohet në politikë, në kulturë, në shkencë, në sport, në sistemin shkollor në ekonomi, në . . . si vrima fundit e kavallit . . .
Edukimi nuk eshtë për të riformuluar fakte, por për të arritur të mendosh se si mund të krijosh dhe mendosh mbi fakte duke mos ju nënshtruar për të përseritur ato.65542370_10219564968455830_2117752862174871552_n

 

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.