Ilir Meta: Jam pro maskës, dhe kundër atyre që bëjnë thirrje për të mos i mbajtur
Presidenti Ilir Meta thotë se është pro mbajtjes së maskës dhe u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që kanë mundësi t’i blejnë, t’i përdorin ato.
I pyetur nga gazetarët nëse mendonte si bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, e cila bëri thirrje publikisht që qytetarët të mos mbanin maska, Meta tha se ishte kundër këtyre deklaratave.
“Unë u bëj thirrje gjithë qytetarëve që të jenë sa më të kujdesshëm. Të respektojnë rregullat që komunikojnë autoitetet shëndetësore. Ata që kanë mundësi maskat ti mbajnë, t’i blejnë. Por të mos harrojmë që një pjesë e madhe është në pamundësi për t’i blerë. Jam kundër atyre që bëjnë thirrje për të mos u mbajtur maska. Unë jam pro mbajtjes. Qeveria duhet të kishte marrë masa për t’i mështetur ata që kanë nëvojë për maska”, tha Meta.
Presidenti Ilir Meta i bën thirrje maxhorancës të refkeltojë për respektimin e marrëveshjes së 5 Qershorit, ose në të kundërt, siç shprehet ai, “do ta kthejë 25 prillin në referendumin më të madh që prej kohës së Skënderbeut”.
Në një konferencë për media, Meta iu përgjigj edhe thirrjeve të një deputeti socialist që kërkoi izolimin e kreut të shtetit, duke thënë se është i gatshëm të përballet me këdo.
“Ti bëjnë thirrje të gjithë policive në botë, presidenti këtu është, e të shohim se kush do ta izolojë presidentin. Qëllimi i këtyre është izolimi i Shqipërisë nga Euopa, presidentin këtu e kanë. Defaktorizimi i shqiptarëve përmes defaktorizimit të Shqipërisë. Presidenti është në një fushatë për respektimin e marrëveshjes së Qershorit, të gjithë duhet të reflektojnë urgjentisht, përndryshe do e kthejmë 25 prillin në një referendum. Do të jetë referendumi më i madh që nga koha e Skënderbeut. Një referendum ku do të dalin të majtë e të djathtë”, u shpreh Meta.
Presidenti Ilir Meta reagon i shqetësuar për gjobat që po u vendosen qytetarëve që nuk respektojnë rregullin e vendosjes së maskës në ambientet e hapura dhe të mbyllura, përveç në shtëpi dhe në bare apo restorante.
Sipas Metës, kalimi i gjobës për maskën te fatura e dritave është maskaradë pasi qytetarët mund të mbesin pa drita në mes të dimrit.
“Maskaradë. Mund ti lërë njerëzit pa drita në mes të dimrit. OSHEE kthehet në instrument policior dhe elektoral që ekzekuton në mënyrë të paligjshme gjoba. Nuk është zgjidhje t’i lësh njerëzit pa drita.
Çdo ndodh me familjet që në situatë të vështirë ekonomike do mbifaturohen me gjoba? Do shkoj OSHEE t’ju ndërpresë dritat?
I bëj thirrje qeverisë të reflektojmë menjëherë. Kuvendi ta ndryshojë këtë akt noramtiv. Maskat dhe barriterat mbrojtëse duhet ti respektojmë të gjithë, për të mbrojtur veten dhe të afërmit, jo për ti shpëtuar ndërshkimit arbitrar nga qeveria”, tha Meta në konferencë për gazetarët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



