Ilir Meta: Kërkoheshin 9 mandate në Vlorë pa ndeshje fare. Se ç’po bën numri 8 nuk e di, e di që…
Presidenti Ilir Meta foli sot për një skenar të Partisë Socialiste për të marrë 9 mandate në qarkun e Vlorës “pa ndeshje fare”.
Ndërsa komentoi veprimet elektorale të kryesocialistit Rama, kreu i shtetit tha: “Se ç’po bën numri 8 në Vlorë nuk e di, e di që kishte një skenar për të marrë 9, pa ndeshje fare”.
I pyetur nëse është njoftuar ka njoftuar opozitën, presidenti tha se: “Ky skenar është përvëluar dhe është djegur edhe për këtë kam njoftuar edhe përfaqësuesit e opozitës. Ky skenar nuk ekziston më, si shumë skenarë të tjera”.
Kreu i shtetit u pyet edhe në lidhje me situatën në LSI-në e Vlorës, për të cilën u shpreh: “Zero interes për LSI-në e Vlorës dhe Shqipërisë. Interesi më i madh për të mos lejuar provokimin e Vlorës se Vlora ndizet dhe ju e dini çfarë ndodh kështu që i ftoj qytetarët e Vlorës të jenë të qetë, mos intimidohen nga askush, të denoncojnë në portalin e Presidencës siç kanë ardhur edhe pjesë të këtij skenari, siç ka edhe skenarë të tjerë, të Durrësit, Elbasanit, me emra mbiemra e të dhëna, siç ka dhe një skenar për ndërhyrje në Njësinë 10 te votimi elektronik që do jetë numërimi i parë në Tiranë”.
Presidenti Ilir Meta replikoi në distancë sërish me kandidatin për deputet në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri
Ndërsa iu referua telefonatës që bëri kryeministri Rama me Gjiknurin në rrjetet sociale, Meta paralajmëroi se “u inkurajua të bëjë tërmet prapë”, duke iu referuar përgjimeve të dosjes së Dibrës të publikuara nga gazeta “Bild”.
Pyetje: Ju keni kaluar shumë ditë në Vlorë kohët e fundit ku akuzoni Gjiknurin e Qendron se po përpiqen të bëjnë një tërmet votash duke shantazhuar qytetarë, a keni prova per kete?
Presidenti Meta: Doni provë më të madhe se sa biseda telefonike para pak ditësh ku u bë publike që Damiani u inkurajua të bëjë një termet tjetër në Vlorë?
Po atje nuk ka burra Damiani, atje ka burra pushke kur bëhet fjalë për sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë.
Edhe çuna problematikë nuk ka më në Vlorë se gjithë vajzat e gratë problematike të Vlorës ju e kuptoni cfarë mund t’u bëjnë këtyre vagabondëve dhe këta janë mësuar me çimka që i kanë përreth apo edhe ndonjë në opozitë, dhe që janë dënuar edhe jashtë për trafikime vajzash.
Por presidenti as nuk i shet as i trafikon kurrë do e mbrojë nderin e vajzave e ggrave të gjithë Shqipërisë.
Këtë ta dijë ai edhe t’ja thotë edhe Gurusë.
Ah nesër e njofton Damianin që jam në Vlorë prapë, edhe është i ftuar prapë atje të vijë, po ia bëj këtë favor meqë ka të dhëna që unë shkoj fshehtas në Vlorë.
Për bandën e Astirit janë ata që kërcënuan kryetarin e Bashkisë së Vlorës që të vihej në një vend humbës në mënyrë që ai vartësi i atij, të merrte drejtimin edhe formal se real ka një vit e ca që e ka marrë.
Kreu i shtetit tha se edhe ditën e zgjedhjeve dhe të procesit të numërimit do jetë i pranishëm në Vlorë.
“Nesër prap atje jam, edhe ditën e numërimit do jem në Vlorë, ta dinë gjithë numëruesit, nëse ua kanë marrë lekët bandës së Astirit t’i mbajnë lekët po të kenë mendjen në mësim se janë në monitorim të gjithë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



