E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Meta paralajmëron punonjësit e administratës: Mos hidhni firma për korrupsion!
Politikë

Ilir Meta paralajmëron punonjësit e administratës: Mos hidhni firma për korrupsion!

Ditët e Edi Ramës janë të numëruar

Kryetari i Partisë së Lirisë denoncoi sot në konferencë me gazetarët aferat për ndërtimin e rrugëve në Shqipëri duke theksuar se kostot e tyre janë 4-fishuar.

Meta u bëri thirrje punonjësve të administratës të mos hedhin firma për aferat korruptive të qeverisë duke theksuar se ditët e Edi Ramës janë të numëruara.

“Shqetësimi kryesor është çështja e korrupsionit galopant të përmasave të frikshme sikurse jemi njohur për aferën e inceneratorëve. Do të vazhdoni të njiheni me fakte tronditëse në javët në vijim. Sot doja të tërhiqja vëmendjen tuaj me korrupsionin për inevstimet publike. Te rrugët do të ndalesha sot. Kostoja e rrygëve është katër-fishuar.

Si rruga Qafë-Plloçë për shkak të papërgjegjeshmërisë. Rruga Kardhiq-Delvinë dhe shumë rrugë të tjera. Duke iu ikur përgjegjësive për koridoret e BE ku Shqipëria duhet bërë pjesë, për arsye se nuk duan të prokurohen me kosto europiane, duke tentuar t’i ikin konkurrencës bëjnë marrëzi të tilla duke e çuar kilometrin nga 10-20 mln euro. Ndërkohë që një rrugë me dy korsi në Francë bën 4 mln euro kilometri. Dihet sa është pagan ë Franca dhe sa është në Shqipëri përveç kostove të tjera.

Apo në SHBA, është deri në 2.7 mln euro për km. Rruga e re në Shqipëri është 6 herë më shumë në Serbi. I bëj thirrje administratës publike, jo vetëm të rrugët dhe ujësjellësat. Mos u bëni bedela për korrupsionin e Edi Ramës. Mos dëmtoni veten dhe familjet tuaja. Mos firmosni. Bëni çdo gjë për të qenë korrekt me ligjin. Ditët dhe javët e Edi Ramës janë të numëruara. Është ë rëndësishme që ju të flini të qetë. Ky korrupsioni i këtyre përmasave nuk do të tolerohet”,tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.