E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Meta: Raportet e mia me SHBA-në janë të shkëlqyera
Publik News

Ilir Meta: Raportet e mia me SHBA-në janë të shkëlqyera

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për mediat, ku është pyetur nga gazetarët edhe për marrëdhënien me SHBA-në.

Kujtojmë se ditën e djeshme, DASH vlerësoi ish-kreun e KED-së Ardian Dvoranin si “Kampion në luftën kundër korrupsionit”.

Meta ka pasur përplasje më herët me Dvoranin për shkak të emërimeve në drejtësi.

Gazetarja e pyeti për marrëdhënien me SHBA-në duke marrë parasysh vlerësimin që kjo e fundit i bëri Ardian Dvoranit.

“Raportet e Ilir Metës me SHBA janë të shkëlqyera. Ilir Meta nuk gënjen, nuk mashtron dhe nuk i keqpërdor për interesat e tij. Ilir Meta nuk ka shkelur asnjë ligj amerikan, nuk ka bërë foto si gruaja e Bilalit”,- tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.