E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Meta replikon me ndjekësit në Facebook: Edi, mos pi mall, por bëj palestër!
Lajme

Ilir Meta replikon me ndjekësit në Facebook: Edi, mos pi mall, por bëj palestër!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë të ditur ditën e sotme se më datë 2 prill do të zhvillojë mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar.

Meta replika qytetaret

Meta thekson se në këtë mbledhje të KDK-së, do të shpallen 5 prioritete të rëndësishme të Partisë së Lirisë për 10 vitet e ardhshme.

Në një mesazh që ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, Ilir Meta thekson se: “Jetojmë nën të njëjtin qiell por nuk shohim të njëjtin horizont. Ditën e martë në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar shpallim 5 prioritet tona për 10 vitet që vijnë!”.

Më herë kreu i PL ka ndarë dhe një video me përkrahësit e tij përballë Ishullit të Sazanit, ku duket se ka dhënë mesazhe të koduara për maxhoracën : “përballë Karaburunit dhe Sazanit”.

“Nga “Liro” në Vlorë, përballë Karaburunit dhe Sazanit ju uroj një të shtunë të këndshme!”, theskon Meta.

Ndërkohë që edhe këtë të shtunë nuk kanë munguar dhe videot nga stërvitja e tij e fundjavës në palestër. Duket se nuk kanë munguar dhe thumbat ndaj tij nga komentuesit dixhital.

Por në disa komente, duket se ish-presidenti Meta u është përgjigjur atyre duke I kërkuar që të ‘mos pinë mall, port ë bëjnë palestër”

Meta replikat4Meta replikat

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.