E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Proda  pritet të  largohet nga drejtimi i Policisë së Shtetit
Flash

Ilir Proda pritet të largohet nga drejtimi i Policisë së Shtetit

Ilir Proda pritet të shkarkohet nga detyra në ditët në vijim, raporton Maska.al. Sipas këtyre burimeve, largimi i tij mund të shoqërohet me tensione të forta brenda strukturave të rendit, si edhe me nisjen e hetimeve nga SPAK.

Ky zhvillim vjen vetëm dy ditë pas ndryshimeve të fundit në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ndërsa lëvizjet në nivelet e larta duket se po vijojnë sipas një skenari të paralajmëruar prej kohësh.

Së fundmi, dorëheqjen e ka dhënë drejtori i Policisë së Dibrës, Artion Duka. Me urdhër të Prodës, në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër është komanduar përkohësisht Armir Gjikolaj.

Zyrtarisht, Policia e Shtetit njoftoi se dorëheqja e Dukës është dhënë për arsye familjare. Megjithatë, burime pranë institucionit bëjnë me dije se shkaqet reale lidhen me procesin e vlerësimit të performancës së drejtuesve vendorë të policisë.

Prej muajsh, Drejtoria e Përgjithshme ka vendosur në “test” të gjithë drejtorët e qarqeve, duke analizuar rezultatet dhe eficiencën e tyre në luftën kundër kriminalitetit. Ky proces po realizohet nga Drejtoria e Standardeve, nën mbikëqyrjen direkte të drejtorit të përgjithshëm.

Në këtë kontekst, burimet nuk përjashtojnë që ndryshimet të prekin edhe nivelet më të larta drejtuese në ditët në vijim, përfshirë vetë drejtimin qendror të Policisë së Shtetit.

Proda u emërua në krye të policisë pas një procesi konkurrimi ku morën pjesë më shumë se 10 drejtues të lartë. Emri i tij ishte përmendur më herët edhe në një episod kur, gjatë kohës që drejtonte Policinë e Elbasanit, SPAK i sekuestroi telefonin në kuadër të verifikimeve për dyshime se një operacion kundër grupeve kriminale ishte dekonspiruar. Opozita dhe mediat e kanë akuzuar si “ushtar” të Ergys Agasit dhe Suel Çeles. Madje akuzat shkojnë shume larg per bandat. Videot ne zyren e Agasit në ish-bllok flasin për raportime periodike të drejtuesit të policise.Një burim nga policia i tha gazetarit tonë se Proda ka dhënë dorëheqjen por nuk e ka pranuar kryeministri Rama.

I pyetur më herët për këtë çështje, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha është shprehur se të gjitha kandidaturat për drejtimin e Policisë së Shtetit janë verifikuar nga organet ligjzbatuese dhe se pastërtia e figurës së tyre ka qenë në përputhje me ligjin.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar për largimin e mundshëm të Prodës, ndërsa pritet që orët ose ditët në vijim të sjellin zhvillime të reja në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.