Ilir Vrenozi futet në Big Brother Vip: Pres të më vizitojë Rama
I njohur gjerësisht në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, Vrenozi konsiderohet si një nga zërat më aktivë dhe të spikatur të opozitës online. Prania e tij ka qenë shpesh në qendër të debateve politike, duke e kthyer në një figurë të njohur për publikun e gjerë.
Jeta personale e Ilirit është shënuar nga sfida të forta. Ai ka humbur të dy prindërit në një periudhë të afërt kohore, ndërsa babai i tij vuante nga demenca. Një tjetër përgjegjësi e rëndësishme në jetën e tij është kujdesi i vazhdueshëm për motrën, e diagnostikuar me skizofreni dhe që ka nevojë për mbikëqyrje të plotë. Gjatë kohës që Iliri do të jetë pjesë e BBV, për motrën e tij do të kujdeset bashkëshortja.
Vrenozi është një admirues i hapur i figurës së Sali Berishës, të cilin e konsideron si simbol autoriteti, rendi dhe qartësie morale. Në rrjet njihet si “opozitari më i madh”, madje edhe kryeministri Edi Rama e ka ftuar dikur për një kafe që, siç thotë vetë Iliri, nuk u realizua kurrë. Këtë episod ai e përmendi edhe në klipin hyrës, duke thënë me humor: “Pres të më vijë për vizitë”.
Një fans i deklaruar i “Big Brother”, Iliri shprehet se ka intuitë të fortë loje dhe pretendon se në çdo edicion ka parashikuar fituesin shumë përpara të tjerëve.
Ndërkohë, Lore është banorja tjetër më e re e “Big Brother VIP 5”.
E lindur në vitin 1996, Lore është këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore, e cila ka ndërtuar gradualisht emrin e saj në skenën e muzikës pop shqiptare falë zërit të veçantë dhe ndjeshmërisë artistike.
Ajo u bë e njohur për publikun përmes pjesëmarrjes në “The Voice of Albania”, ku spikati dhe la mbresa nën drejtimin e trajnerit Elton Deda.
Lore thekson se integriteti artistik për të vjen mbi suksesin komercial, duke refuzuar të ndryshojë stilin e saj vetëm për klikime apo shikueshmëri. Konsiderohet si një nga artistet e reja më premtuese në Shqipëri, me modele frymëzimi si Lana Del Rey dhe Billie Eilish.
Ajo ka një lidhje shumë të fortë me vëllain e saj, të cilin e konsulton për çdo vendim të rëndësishëm. Aktualisht është në një lidhje sentimentale, por zgjedh ta mbajë partnerin larg vëmendjes publike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



