Iliri Meta e kaloi të gjithë pasurinë në emër të Monikës

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë në konflikt mes tyre. Ndonëse është folur shpesh për ulje dhe ngritje në raportet mes tyre, sidomos pas djegies së mandateve, duket se këtë herë situata ka degraduar. Në mes ka hyrë SPAK dhe nga frika e burgut, të dy nuk dinë se çfarë të bëjnë. Sot arritën aty sa të shanin njëri-tjetrin në publik.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë qenë gjithë jetën me paga shteti, por janë mes politikanëve më të pasur në vend. Kanë prona, apartamente, vila, garazhe, etj.

Për të qenë realistë, Monika asnjëherë nuk ka mbajtur funksione, përveçse ka qenë deputete. Meta ka qenë kryeministër, president, ministër, zv.kryeministër, etj. Pra logjika e do që zullumet i ka bërë ai, pasi ka përdorur pushtetin për të vënë pasuri. Monikës i kanë ardhur të mira milionat nga ana tjetër.

Por duket se Meta i është trembur kësaj dite dhe nëse e shohim deklarimin pasuror të bërë prej tij, kreu i PL nuk figuron më pronar. Ilir Meta ka deklaruar fillimisht në vitin 2003, kur është bërë dhe deklarimi i parë pasuror në vend, se ka një apartament. Meta ka deklaruar pikërisht 25% të këtij apartamenti dhe 50% të një vile në Golem, blerë sipas tij për 60 mijë USD. Gati dy dekada më vonë, Meta ka në emrin e tij vetëm 25% të kësaj banese. Vila në Golem është shitur më pas.

Por pasuritë e vëna më pas janë thuajse të gjitha në emër të Monika Kryemadhit, të paktën ato të deklaruara.

Sot Monika Kryemadhi është pronare 100% e vilës së famshme në Gjirin e Lalzit, vlera e së cilës vijon të mbetet një mister i madh. Kryemadhi ka deklaruar vetëm sipërfaqen 317 m2 të vilës dhe mënyrën e përfitimit, që është shkëmbimi me 300 metra katrorë ambiente tregtare te pallati në Laprakë.

Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi, është bërë pronare me 1/3 së pallatit në Laprakë. Konkretisht, në vitin 2007, Monika Kryemadhi ka blerë një sipërfaqe toke 700 m2, në Laprakë, me vlerë 5 milionë lekë. Ngjitur me këtë truall, Monika Kryemadhi pretendon se i ka falur vëllai i saj edhe 500 m2 tokë, duke u bërë kështu pronare e 1200 m2 tokë. Një vit më pas, Monika Kryemadhi ka lidhur një kontratë me kompaninë “Agikons”, për të ndërtuar pallatin në tokën e saj. Kryemadhi ka përfituar disa dyqane dhe 13 apartamente.

Nga viti 2014 deri në vitin 2021, Monika Kryemadhi ka shitur 10 apartamente në pallatin në Laprakë me vlerë 1 milionë USD. Aktualisht, Kryemadhi ka edhe 3 apartamente te pallati në Laprakë, tre njësi tregtare dhe dy garazhe.

Duket se këtu është dhe molla e sherrit, pasi Meta sot deklaroi se nuk ka asgjë dhe i kërkoi SPAK të sekuestrojë gjithçka. Ai u shpreh se do merrte dyshekun dhe do flinte te selia e PL.

Pasuria e Kryemadhit

1) Apartament me sip. 99 m2, përfituar me privatizim të vitit 1992 në Tiranë, pa vlerë të specifikuar ku Znj. Kryemadhi zotëron 1/3.

2) Apartament me sip. 75 m2 në Tiranë, pa vlerë të specifikuar, përfituar me trashëgimi nga i ati. Znj. Kryemadhi zotëron 1/3.

3) Apartament me sip. 66 m2 në Durrës, pa vlerë të specifikuar, përfituar me trashëgimi nga i ati. Znj. Kryemadhi zotëron 1/3.

4) Pronare me 100% e një apartamenti në Tiranë me sip. banimi 212 m2, verandë me sip. 97 m2 dhe garazh me sip. 139 m2, përfituar me kontratë shkëmbimi.

5) Pronare me 100% e një njësie tregtare me sip. 107 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.

6) Pronare me 100% e një njësie tregtare me sip. 63.78 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.

7) Pronare me 100% e një garazhi me sip. 17 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.

8) Pronare me 100% e një njësie tregtare me sip. 172 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.

9) Pronare me 100% e një garazhi me sip. 318 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.

10) Pronare me 100% e një apartamenti me sip. 69 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.

11) Pronare me 100% e një apartamenti me sip. 103 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.

12) Pronare me 100% e një apartamenti me sip. 94 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.

13) Pronare me 100% e një apartamenti me sip. 93.5 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.

14) Pronare me 100% e një apartamenti me sip. 317 m2 pa vlerë të specifikuar në Gjiri i Lalëzit, Durrës, përfituar nga kontrata e shkëmbimit e datës 21.05.2010.

Publikuar nga Publik Media