Iliri shpallet fituesi i “Big Brother VIP”.
Iliri shpallet fituesi i “Big Brother VIP”.

Ilir Shaqiri është zyrtarisht fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”! Pas një eksperiencë të paharruar, që ka zgjatur më shumë se tre muaj, ai rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurovëve.
Iliri dhe Donaldi, që kanë hyrë në shtëpi që nga dita e parë, janë konsideruar shpesh si konkurrentët më të fortë të këtij reality show. Dy artistët kanë garuar me njëri-tjetrin, teksa e kanë shprehur hapur konkurrencën mes tyre.
Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani janë banorët që prekën finalen e madhe.
Katër finalistët, përveç mijëra fansave, fituan 10 mijë euro, ndërsa fituesi, i zgjedhur nga votat e publikut merr 100 mijë euro.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



