E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Iljaz Çali piu kafe me vëllain 1 orë para vrasjes, zbardhet dëshmia e tij në polici
Lajme

Iljaz Çali piu kafe me vëllain 1 orë para vrasjes, zbardhet dëshmia e tij në polici

Të tjera detaje janë mësuar nga vrasja e Iljaz Çalit dy ditë më parë në mbikalimin e Rinasit.
Sipas raporteve të policisë, një orë para se të ekzekutohej, 37-vjeçari kishte pirë kafe me vëllain e tij.

Ky i fundit, mësoi lajmin e kobshëm nga mediat. Dhe vetëm kur pa llojin e makinës mbi të cilën ishte shtënë, kishte telefonuar menjëherë Iljazin, por pa marrë përgjigje.

Me të kontaktuar policinë, Zeqir Çali ka dhënë dëshminë e tij, mbi pistat e hetimit se pse ka ndodhur vrasja e Iljazit.

Gara për kromin

Një nga pistat kryesore të hetimeve është ajo e luftës për galeritë e kromit. Sipas dëshmisë së të vëllait, Iljaz Çali ka pasur një konflikt për një sasi kromi që kap shifrën e 1 milion dollarëve.

Nuk dihet nëse ky ekzekutim vjen si pasojë e sagës së vrasjeve për galeritë e kromit, pasi Iljaz Çali ka qenë miku i ngushtë i biznesmenit të kromit në Bulqizë, Gjin Nikës, i ekzekutuar në 5 prill 2014 në Fushë-Krujë.

Nika është i dyshuar si autor i disa vrasjeve për kromin e Bulqizës dhe plagosje, por asnjëherë i dënuar për to. 35-vjeçari u qëllua me 30 plumba automatiku bashkë me mikun e tij, Fabio Xhunga, 33 vjeç.

Dyshimet e para

Iljaz Çali,  u zu në pritë në afërsi të kthesës së Rinasit, teksa merrte rrugën në drejtim të shtëpisë së tij, dyshohet se kohëve të fundit ka pasur probleme të theksuara në lidhje me një person.

Sipas hetimeve bëhet fjalë për një sasi të madhe kromi, të cilën ky person ua kishte marrë vëllezërve Çali, të cilët janë aksioner në minierat e kromit në Bulqizë. Policia dhe prokuroria nuk bënë me dije se kur do ta thërrasin këtë person për të dëshmuar në lidhje me konfliktin që lidhet me borxhin e pretenduar.

Nuk hiqet as mundësia që viktima kishte edhe një tjetër konflikt të hapur me një tjetër aksioner në galeritë e kromit, por në lidhje me këtë person ende nuk dihet nëse ka qenë problem konkurrence apo ndonjë pazar tjetër që lidhet me ndonjë histori tjetër

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.