E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Imami kërcënon Bashën, ik se do të jetë vrima e miut 500 grosh
Publik News

Imami kërcënon Bashën, ik se do të jetë vrima e miut 500 grosh

Ish-ministri Arben Imami pjesë e grupit për PD-në tha se e vetmja rrugë që i shërben partisë dhe vendit është dorëheqja e kryedemokratit Lulzim Basha, përndryshe ai paralajmëroi një “ndeshje serioze”.

Grupi per PD-Imami-Nishani-Harxhi-Kulluri-Ibsen-elezi (1)
Arben Imami në konferencë për shtyp

Imami theksoi se grupi për PD-në po thërret arsyes, ndërsa solli në vëmendje dorëheqjet e Fatos Nanos dhe Sali Berishës pas humbjeve të zgjedhjeve.

“Po i them këtu Lulzim Bashës do të jetë vrima e miut 500 grosh në qoftë se mendon që me koalicion me PS-në, me zgjatje jo u vodhën votat, jo dy hyjmë në Parlament jo nuk do hyjmë në Parlament, do ti futet një fushate. E vetmja rrugë e drejtë, e ndershme, e moralshme është dorëheqja që i shërben partisë, përndryshe do të ketë ndeshje dhe do të ketë ndeshje serioze deri në fund. Politike. Nuk është ndeshje demash.

 Ne jemi në momentin që po i kërkojmë thirrje arsyes. Po thërrasim arsyen. Arsyeja thotë ke humbur dy palë zgjedhje dhe të tjerat po ashtu lokalet, është e arsyeshme, është e mirë për partinë, për vendin. Janë qëndrime morale që mbahen nga çdo njeri që ka lindur në Europë 200 vitet e fundit. E vetmja rrugë pas dy palë zgjedhjesh të humbura është largimi dhe respekti për atë që bën një akt të fundit të tillë. E mbani mend sa u rrit respekti për Fatos Nanon në momentin që dha në mënyrë civile dorëheqjen. E mbani mend që bëri të njëjtën gjë me shumë përgjegjshmëri politike e bëri Sali Berisha. Pas ezaurimit të kësaj faze do të bëhet deri në fund lufta”, tha Imami.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.