Ime më e kishte ëndërr
Kur ishte vajzë kishte dashur gjithmonë të shkonte në Paris. Për Kullën Eifel dhe për katedralen e Shën Mërisë. Po nuk i dilnin paratë. Ndoshta për muaj mjalti. Kur vjen ajo ditë, ç’të bësh më parë: të lësh qimet e kokës për një udhëtim në vend se të kursesh për të blerë shtëpi?! Shkuan në Siçili se ishte më lirë. Pastaj vijnë fëmijët, puna, lloj-lloj mendimesh, më vonë kujton se do të gjesh kohë dikur, në fund dorëzohesh fare. Njerëzve si puna jonë u duhen para edhe për gjëra normale, lere më për udhëtime. Përfundimisht, nuk shkoi kurrë atje.
Kur u ktheva në shtëpi sot, e gjeta me sy ngulur televizorit. I pashë lot. I them: “Hë, mos u mërzit se do ta restaurojnë. Pastaj do të ikim bashkë.” Nuk e binda. “Shiko sa gjynah!” – më tha. Kishte dëshpërim në tonin e zërit të saj. Kuptova se për të nuk po digjej thjesht një ndërtesë, por një ëndërr, një pjesë e rinisë së saj, ai Paris që për njerëzit si ne shkakton emocion vetëm duke e përmendur.
Arsyeja pse shumëkush ndihet keq sot, sinqerisht madje, nuk ka të bëjë me faktin se ia kanë haberin arkitekturës apo se e shohin Katedralen si simbol të krishterimit, por se ndjejnë se ajo në një farë mënyrë u përkiste, se atë ëndërr e meritonin, si shumë të tjera që këto vite janë rrënuar.
Mos u bëj merak mami! Do ta restaurojnë. Pastaj, të çoj unë, sa të kursej ndonjë gjë. T’i mbajmë fort ëndrrat!
A. Qori/ – Marrë nga faqja e lëvizjes politike italiane Potere al Popolo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



