E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ina Zhupa reagon pas largimit të Alfred Pezës: Dorëhiqet drejtori i paligjshëm i RTSH
Lajme

Ina Zhupa reagon pas largimit të Alfred Pezës: Dorëhiqet drejtori i paligjshëm i RTSH

Deputetja demokrate, Ina Zhupa reagoi pas lajmit se Alfred Peza ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i RTSH.

“Meqenëse herën e parë e tërhoqi, të dytën po ja nxjerrim me foto!

Dorëhiqet Drejtori i paligjshëm i RTSH!

Nuk dua të përsëris vetveten por çlirimi i RTSH është një fitore e vogël e një beteje për ligjshmëri.

RTSH është aset publik që mbahet me taksat e shqiptarëve dhe duhet drejtohet në bazë të ligjit dhe në shërbim të interesit publik.

Fatkeqësia ishte që ligji por edhe normat morale ishin zhdukur nga Peza.

Këshilli Drejtues të ngrihet në lartësinë e detyrës në zgjedhjen e re,”shkruan Zhupa.

Image

Teksti i dorëheqjes mësohet se është formal, ku tregon se ka qenë i përkushtuar në punë për të çuar gjërat përpara, por enigma duket se fshihet diku tjetër.

“Të nderuar, Në zbatim të ligjit nr. 97, datë 04. 03. 2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 98, datë 22. 12. 2016 “Për miratimin e statutit të RTSH”; ju paraqes dorëheqjen, në mënyrë të parevokueshme, nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH.Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, me respekt Drejtori i Përgjithshëm Alfred PEZA”, thuhet në letrën dorëzuar Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Thuhet se ka hetime mbi transaksionet dhe zhvillimet e ndodhura në këtë institucion mediatik publik, dhe pikërisht këto arsye janë bërë shkak i dorëheqjes nga drejtimi i RTSH.

Peza u zgjodh në krye të RTSH në qershorin e 2023, por u përplas menjëherë me njerëzit brenda institucionit pasi largoi një numër të madh gaztarësh e krijuesish ç’ka krijoi polemika dhe akuza.

Vetëm në muajt e parë, porsa u emërua, kapteri nisi të hiqte njerëz nga puna me një të rënë të lapsit, duke arritur deri ne 300 të pushuar, të cilët Peza i nxori në rrugë.

Të gjithë të larguarit nga puna, me vendimet e shkrimtarit të romaneve horror, Enkelejd Lamaj, që kapteri e ka emëruar Drejtor Juridik, janë automatikisht fitues të gjyqeve që hapin për prishje të njëanshme të kontratave të punës. Secili prej tyre do të fitojë, pas gjyqit, një dëmshpërblim prej të paktën 20 rrogash, që është dëm ndaj shtetit dhe do të paguhen nga taksat e qytetarëve. Mësohet se gjykata ka filluar tu japë të drejtë shumë prej punonjësve.

Dëmi financiar që kapter Alfred Peza i shkakton shtetit përllogaritet me miliona euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.