E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ina Zhupa: “Vesi del me shpirtin! Veliaj duhet të vjedhë në çdo fushë!
Publik News

Ina Zhupa: “Vesi del me shpirtin! Veliaj duhet të vjedhë në çdo fushë!

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, përmes një videoje të publikuar në Facebook, ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se ka “vjedhur” këngën e 100-vjetorit të Tiranës.

Demokratja thekson se kënga e Tiranës është kopjuar nga kënga e Londrës.

“Vesi del me shpirtin! Veliaj duhet të vjedhë në çdo fushë! Tirana në këtë 100 vjetor mund të kishte qindra këngë të orkestruara posaçërisht për të, duke e nderuar kryeqytetin, duke përfshirë edhe motivet tironse pse jo.

Por jo, Veliaj zgjodhi që për 100 vjetor Tiranën ta nderonte me një vjedhje të radhës, me këngën e Londrës!

Pasi kopjoi logon, nuk kishte si mos të kopjonte edhe kolonën zanore ndërkohë që kanë shpenzuar mijëra euro nga paratë e qytetarëve të Tiranës. Tirana e vjedhur është çdo ditë nga Veliaj, por s’kishte nevojë t’ja u kujtonte edhe për 100 vjetor! Tirana nuk e meriton një hajdut serial si Veliaj”, shkruan Zhupa.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.