E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Inati i vjetër, që dibranët “zhdëpën” në dajak shefin e policisë
Publik News

Inati i vjetër, që dibranët “zhdëpën” në dajak shefin e policisë

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dibër ku u dhunua me grushte Robert Aga. Dy autorët e sulmit janë Bekim Agolli dhe Robin Murrja.

Ish-shefi i komisariatit të policisë së Dibrës dyshohet se është goditur dhe dhunuar në shenjë hakmarrje nga dy personat për shkak se më parë i kishte ndalur dhe gjobitur në kohën që ishte ish-shef i qarkullimit rrugor.

Por si u sulmua?

Inatin e vjetër dy dibranët nuk e kishin harruar dhe e shfrynë mbrëmjen e djeshme para Gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër, ku u zunë pritë Agës.

Ish kreu i njësisë Administrative Hasan Hoti tregoi se Robert Aga është sulmuar fizikisht teksa ka qenë duke pritur nisjen e seancës para gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër për dosjen “184”.

Kujtojmë që Robert Aga ka qenë një prej personave që në audio përgjime flet me ish ministrin Saimir Tahiri dhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjan, të cilëve u kërkoi një pozicion më të mirë pune si shpërblim i ndihmës së tij në zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Dibrës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.