E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Inceneratorët, Berisha: Ata që kanë firmosur kanë nisur presionin për t’u liruar nga akuzat!
Publik News

Inceneratorët, Berisha: Ata që kanë firmosur kanë nisur presionin për t’u liruar nga akuzat!

 

Ai foli për inceneratorët, duke theksuar se personat e akuzuar kanë nisur presionet për t’u liruar nga akuzat.

“Për largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës i cili me aktet e tij anti ligjore dhe anti kushtetuese është sot simboli më i nxirë i pushtetarit abuziv që nuk njeh normë, standard moral apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin e tij, luksin e tij dhe pushtet e tij.

Ai është sot kryeministri i vetëm në Europë dhe botë që krijon sipërmarrje personale me 420 mln euro të habitura taksapaguesve shqiptarë sipas kontratave që ka firmosur në kundërshtim me ligjet e vendit për djegësat. Sipërmarrja e djegësave Tiranë Fier dhe Elbasan është e vetmja në Eiropë me imunitet të plotë ku formalisht shpallen në kërkim menaxherë dhe administrator të kësaj ndërmarrje por faktikisht edhe pse të gjitha objekte krimi nuk konfiskohet asnjë. Ata lëvizin të lirë dhe kanë filluar presionin për t’u liruar nga akuzat.

Ata marrin çdo javë qindra mijëra euro. Drejtësia ndaj këtij akti madhor kriminal, po shpërbëhet. Ajo është faktuar tërësisht si SKAPI i partisë. Pasdi doli me urdhër të qeverisë, Alqi Bllako tani janë ushtarët e tjerë të kësaj sipërmarrje, Gugalja, Zoto dhe Mërtiri ata të cilët i kërkojnë Edi Ramës çlirimin nga akuzat. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen ët largohet menjëherë sepse është i vetmi kryeministër që ka realizuar me charter 137 udhëtime”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.