E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Inceneratorët/ Nis me debate marrja në pyetje e dëshmitarëve
Lajme

Inceneratorët/ Nis me debate marrja në pyetje e dëshmitarëve

Komisioni Hetimor i Inceneratorëve ka filluar këtë të hënë marrjen në pyetje të dëshmitarëve në lidhje me aferën e përpunimit të mbetjeve.

Dëshmimtarja e parë që doli përpara anëtarëve të komisionit hetimor është Ariola Kodra, administratore e kompanisë “Integrated Energy”, që sot ka në pronësi inceneratorin e Tiiranës.

Marrja në pyetje nisi me debate mes kryetares së komisionit, Jorida tabaku  dhe administratores së kompanisë, në lidhje me takimin e kësaj të fundit me personat Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin.

Administratorja zgjodhi të mos i përgjigjes pyetjes së Tabakut, duke thënë se nuk e mbante mend takimin e fundit me nënkontraktorët e saj.

Në fund të debatit Tabaku, i kujtoi administratores së kompanisë penalitet për dhënien e dëshmive të rreme.

Pjesë nga debati në komision:

Tabaku: Kur ka qenë kontakti juaj i fundit me tre personat që përmendeëm Stela Gugallza, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri?

Ariola Kodra: Komunikimet nuk kanë qenë të drejtëprejta sepse mbaheshin nëpërmjet punonjësve të shoqërisë që unë administroj.

Tabaku: Kur ka qenë?

Ariola Kodra: Unë nuk jam e detyruar të komunikoj me çdo kontraktor pasi kam një staf që më suporton për këtë pjesë.

Tabaku: Kur ka qenë komunikimi i fundit që ju ose stafi juaj ju kanë sjellë mbi tre personat që unë përmenda, që janë të tre nënkontraktorë të shooqërisë që ju administroni?

Ariola Kodra: Sa për pjesën e komunikimit tim ju përgjigja. Për stafin më lejoni të marrë informacion dhe t’ju përgjigjem zyrtarisht

Tabaku: Kur ka qenë komunikimi juaj me këta shtetas?

Ariola Kodra: Sapo ju përgjigja pyetjes tuaj. Kam komunikime me ta, por jo personalisht përmes stafit që unë drejtoj.

Tabaku: Unë nuk e mora përgjigjen. Ju sa më pranuat që i njihni këta persona dhe jeni në marrëdhënie me ta.

Ariola Kodra: Po kam nënshkruar kontratat e nënkontratimit

Tabaku: Kur ka qenë kontakti i fundit me ta, mund të ketë qenë para 5 vitesh kur ju kanë marrë në punë, thjesht po pyes kur i keni takuar për herë të fundit?

Ariola Kodra: Është një pyetje që nuk e kam memorizuar. Afatet e takimit nuk i kam të memorizuar

Tabaku: Unë dua t’ju kujtoj zonja Ariola Kodra se dëshmia e rreme ka penalitete për ju.

Ariola Kodra: Jam në dijeni të faktit dhe jam e gatshme t’ju përgjigjem të gjitha pyetjeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.