E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Inceneratorët po i marrin shqiptarëve 400 mln euro nga xhepi
Publik News

Inceneratorët po i marrin shqiptarëve 400 mln euro nga xhepi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka denoncuar se inceneratorët  po marrin 400 milionë euro nga xhepi i shqiptarëve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Tabaku shprehet se vjedhja dhe abuzimi më i madh i qeverisë Rama janë 3 PPP-të e inceneratorëve.

Ndër të tjera ish-deputetja 25 prilli është një mundësi për te çuar përpara drejtësisë këdo që ka ideuar, zbatuar e paguar ketë vjedhje të hapur të buxhetit të shtetit.

Postimi i plotë:

Inceneratorët po i marrin shqiptarëve 400 mln euro nga xhepi.

Të gjitha projektet PPP të implementuar nga Rama janë kriminale dhe vjedhje e hapur e taksave të shqiptarëve. Por vjedhja dhe abuzimi më i madh janë 3 PPP-të e inceneratorëve.

Qeveria Rama shkeli mbi 10 procedura ligjore në dhjetor 2016 kur i dhuroi një kompanie të themeluar gjashtë muaj përpara për t’i dhënë inceneratorin e Elbasanit. Të njëjtën skemë ndoqi edhe për inceneratorin e Fierit dhe së fundmi edhe për inceneratorin e Tiranës.

Të tre këto inceneratorë do të paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe vlera përfundimtare e faturës së tyre është 400 mln euro. 79 milionë euro janë paguar në total dhe nuk ka filluar akoma puna.

Bashkia e Tiranës ka rritur mbi 35% tarifën e pastrimit. Qytetarët e Tiranës paguajnë më shumë tarifë pastrimi, bizneset në Tiranë paguajnë më shumë tarifë pastrimi por qytetarët e Durrësit u mbushën nga plehrat pikërisht që inceneratori i Tiranës të menaxhojë mbetjet e tyre.

Ndërsa Durrësin e mbysin në plehra dhe Tiranën në taksa, inceneratori i Fierit ka marrë deri më sot 24 mln euro (2 mln euro më shumë se kontrata fillestare). Sipas kompanisë që fitoi PPP-në, godina e inceneratorit duhet të përfundonte në shtator 2019. Një vit e pak pas kësaj date godina nuk ka përfunduar dhe dyshja Ahmetaj-Mëritiri, nën bekimin e bashkëpronarit tjetër Rama, vazhdojnë e marrin taksat e shqiptarëve për një punë të pakryer.

E fundit, por jo për nga rëndësia; deri më sot asnjë zyrtar i lartë nuk ka mbajtur përgjegjësi për vjedhjen dhe abuzimin me 400 mln euro të inceneratorëve.

25 Prilli është një mundësi për te cuar përpara drejtësisë këdo që ka ideuar, zbatuar e paguar kete vjedhje të hapur të buxhetit të shtetit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.