E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Inceneratorët/ Tabaku: Ke dhënë vendim pa këshill bashkiak për dherat. Veliaj: Është marrëdhënie mes privatit
Lajme

Inceneratorët/ Tabaku: Ke dhënë vendim pa këshill bashkiak për dherat. Veliaj: Është marrëdhënie mes privatit

Një debat është shënuar në Komisionin e Inceneratorëve, ku i thërritur në cilësinë e dëshmitarit është kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku e ka pyetur Veliajn se përse ka dhënë monopolin e dherave pa vendim të këshillit bashkiak.

Nga ana tjetër, Veliaj arsyetoi se vendimi është dhënë sepse është marrëdhënie mes privatit duke shtuar se është fakt që sot Tirana është më e pastër dhe paguan 30% më lirë për pastrimin se nga koha ku në qeverisje ka qenë PD.

Debati:

Veliaj: Kjo histeri duhet të marri fund

Tabaku: Mos bëj si llaxore këtu.

Veliaj: Je mundur në gjykatë në mënyrë sistematike, je mundur për shpifje. Dëshmi e rreme është që ftoni ish-kryetarët e bashkisë së PS dhe nuk ftoni Bashën, që vendos vetë pa këshillin. Lul Basha i merrte pa këshill.

Tabaku: Thuaji kolegëve ta marrin në komision. Është e turpshme për ty të merresh me një punonjëse të
medias. Pse gënjyet në këtë komision hetimor? Pse gënjyet me përgjegjësitë tuaja?

Veliaj: Për çdo pretendim për shpifje të kam mundur e do të mund në gjykatë.

Tabaku: S’më ke mundur asnjëherë dhe nuk do të më mundur asnjëherë.

Veliaj: A të nxori shpifës gjykata për Sami Frashrin?

Tabaku: Unë çdo gjë e kam të deklaruar, ju nuk keni deklaruar. Nuk kam nevojë të fsheh pasuritë siç i fsheh ti. Fatmirësisht nuk kam pasur nevojë të fsheh të ardhurat e mia para se të futesha në politikë. Problemi është për ju. Kemi këtu përfaqësues të ambasadave të huaja, në respekt të tyreve korrupsioni është interesi më i lartë, të fokusohemi këtu.

Veliaj: Nuk kam përfunduar përgjigjen, është e pa ndershme.

Tabaku: Është e pa ndershme të gënjeni në këtë komision, e di që ju kanë votuar vetëm 15% të qytetarëve kësaj radhe, por… A ka një vendim të bashkisë për përcaktimin e tarifave për dherat?

Veliaj: Në dallim nga Basha që thoshte e mora vetë vendimin, ne kemi tjetër standard. Nuk ka nevojë për vendim të këshillit bashkiak për dherat, sepse ka vetëm një vend ku shkojnë. Kjo që bën është e pa sjellshme. Si ndërtuese ti ke interes. Mërtirin dhe Zoton janë shokët e Gert Bogdanit. Basha e kishte 37 euro tonin pa këshill bashkiak, ne e bëjmë me 30% më pak. Ne çdo pastrim të
Tiranës i bëjmë 30% më ulët se Luli. Nuk ka lidhje bashkia me kulturën tuaj që i hidhnit dherat në lumenj. Është marrëdhënie mes privatëve.

Tabaku: Ke vendim të këshillit bashkiak që i ke dhënë 45 mln euro inceneratorit të Tiranës?

Veliaj: Je përfituese.

Tabaku: Turp të kesh, nuk jam përfituese.

Veliaj: Familja

Tabaku: Jo, po gënjen, ke blerë çdo gjë në këtë vend, por mua nuk më blen. Fokusohu këtu 45 mln eurove ia ke dhënë koncesionarit të Tiranës?

Veliaj: Qetësohu mor goc, me qetësi. Pala që quhet bashkia e Tiranës. Kjo është marrëdhënie mes privatëve.

Tabaku: Është dhënë një monopol për dherat, 45 mln euro sipas librat e shitjes-blerës, ku është marrë ky vendim?

Veliaj: Sot Tirana është më e pastër e dinë të gjithë, edhe 30% më e lirë se Luli.

Tabaku: E kam për nder që vij nga një familje e nderuar, por ju abuzoni. Turp është të vjedhësh sic ke bërë ti. Vendimi i këshillit bashkiak si është?

Veliaj:
Është si të blesh telefonin dhe të thuash se përse nuk morët vendim të këshillit bashkiak. Qetësohu, do bëhesh me tiroide.

Tabaku: Ej po ofendon zonjat me këtë sëmundje, është e rëndë kjo. Me qetësi.

Veliaj: Nuk vuaj nga këto komplekse.

Tabaku: Ku është vendimi?

Veliaj:
Pyetja është njësoj sikur Belindi të shesë laptopin që ka, e ti thua vendim këshilli, është marrëdhënie mes privatit. Në këtë qytet ka vetëm me këshill kombëtar vetëm një vend. Ke fusha e Aviacionit, te pallatet që zonja me të drejtë thotë jemi familje ndërtuesish, e shumë mirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.