E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi zbardh detaje nga dëshmia në SPAK
Lajme

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi zbardh detaje nga dëshmia në SPAK

Një ditë më parë Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ishte në SPAK për të dëshmuar për aferën e inceneratorëve.

 “Isha e thirrur si person që ka bërë padi për inceneratorin e Tiranës. Reagimi i prokurorisë erdhi si shkak i atij materiali që ne bëmë prezent, atë material se çfarë ndodhte me mbetjet në Tiranë. Ajo çka vjen si rezultat që janë shkelur të gjitha procedurat e lidhjes së një kontrate të paligjshme, për të çuar më tej këto pagesa që fillojnë deri në lidhjen e kontratës. Mendoj se është një proces, i cili duhet të ishte bërë me kohë, por më mirë vonë sesa kurrë. Jam në pritje. Më e pakta që duhet të ndodhë për këtë incenerator, është ndalja e pagesave. Për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit janë kontrata që kanë mbaruar. Për Tiranën është rast tjetër, pasi ka të bëjë me një skenë krimi që do të vazhdojë për 30 vite. Dëshmia e djeshme kishte interesante ato që kemi ne si prova, pamjet filmike. Filmimet që janë kryer në këtë kohë tregonin haptas se aty nuk ndodhte diferencim e riciklim. Është një nga skandalet që po ndodh në Tiranë. Rasti i djeshëm, deponimet kanë të bëjmë me ndryshimin e fatit të një koncesioni”,

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.