E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Inceneratori i Tiranës/ Përfundojnë afatet e paraburgimit, lirohet Abeshi
Lajme

Inceneratori i Tiranës/ Përfundojnë afatet e paraburgimit, lirohet Abeshi

Përfundojnë afatet e paraburgimit, Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia 68-vjeçarin Pëllumb Abeshi, ish-zyrtar i Ministrisë se Mjedisit.

“I pandehuri Pëllumb Abeshi më datë 08.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme me objekt: Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj tij me vendimin nr. 20, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, vendosi: Pranimin e kërkesës dhe shuarjen e masës së sigurimit “Arresti në burg”, caktuar ndaj shtetasit Pëllumb Abeshi me anë të vendimit Nr.20, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Pëllumb Abeshi nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.