E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Inceneratori i Tiranës, Vasili:  SPAK ç’pret akoma…
Publik News

Inceneratori i Tiranës, Vasili: SPAK ç’pret akoma…

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi gjatë ditës së sotme se projekti i Inceneratorit të Tiranës është miratuar vetëm nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është shprehur “parimisht dakord” mbi studimin e fizibilitetit.

Por, shkruan Vasili në një shenim në facebook, Veliaj nuk ka asnjë të drejtë për ta miratuar projektin me angazhim financiar për plot 30 vjet.

Ja postimi i plotë:

Veliaj dhunon Ligjin e Pushtetit Lokal,”asgjeson Keshillin Bashkiak per Inceneratorin e Tiranës, SPAK- u ç’pret akoma!

Projekti i Inceneratorit te Tiranes është miratuar vetëm nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është shprehur ‘parimisht dakord’ mbi studimin e fizibilitetit.

Por Veliaj nuk e ka asnje te drejte për ta miratuar projektin me angazhim financiar per plot 30 vjet.

Veliaj vetëm sa e propozon buxhetin e Bashkisë.

I vetmi institucion, qe miraton buxhetin eshte Këshilli Bashkiak.

Neni 54 pika pika “dh” e Ligjit te Veteqeverisjes Vendore eshte asgjesuese.

Veliaj si haxhi qamil i vertete, vete shkruan e vete vulos dhe nuk njeh as ligj as shtet.

Miratimi personal i Veliajt pa vendimin e Keshillit Bashkiak eshte

1.privatizimi i Bashkise se Tiranes,

2.veper korruptive,

3.rrembim i kompetencave pa ligj dhe shperdorim detyre.

SPAK e ka shume te lehte detyren!

Po nuk veproi do thote vetedjegie e SPAK ne Incenerator!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.