E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Indrit Hoxha: Banorëve të Bërxullës po i vidhet prona, po shkelet hapur Kushtetuta
Publik News

Indrit Hoxha: Banorëve të Bërxullës po i vidhet prona, po shkelet hapur Kushtetuta

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Vorë, Indrit Hoxha ja dënuar vjedhjen e pronës që po i bëhet nga qeveria banorëve të Bërxullës.

Hoxha ka kërkuar se të zbatohet Kushtetuta sa i përket shpronësimit ku ajo e përcakto qartë se: ‘Shpronësimi për interes publik të pronës bëhet përmes një çmimi të drejtë, që do të thotë sipas çmimit të tregut’.

Postimi i Hoxhës:

E drejta e pronës, qoftë e trashëguar qoftë, e përfituar nga ligji 7501, është e drejtë e patjetërsueshme natyrore e çdo qytetari!

Kushtetuta parashikon në mënyrë të qartë se: Shpronësimi për interes publik të pronës bëhet përmes një çmimi të drejtë, që do të thotë sipas çmimit të tregut. Këto janë praktikat të përsëritura në mënyrë arbitrare dhe të përsëritura të qeverisë Rama me pronën e shqiptarëve.

I bëj thirrje kryetarit në detyrë të Bashkisë Vorë, që të më bashkohet krahë qytetarëve të shpronësuar padrejtësisht në Bërxullë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.