E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Indrit Sefa reagon pas vendimit të KQZ : Vendim politik. Celibashi i shërben…
Uncategorized

Indrit Sefa reagon pas vendimit të KQZ : Vendim politik. Celibashi i shërben…

Indrit Sefa ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me vendimin e KQZ të bërë publik pak më parë.

Ai u shpreh se vendimi i sotëm ishte një vendim politik dhe nuk i shërben procesit.

Sefa shtoi se edhe vetë Ilirjan Celibashi është produkt i kësaj politike dhe se qëllimisht anë shtyrë afatet.

“Deklarata solemne që pretendon komisioneri: Angazhimi solemn se do refuzohet pjesëmarrja në blerjen e votës , angazhohemi të zbatojmë rregullat. Ku e ka që kryetari i partisë merr angazhim personal?
Komisioneri për më shumë se 8 ditë mban pezull shqyrtimin e kërkesës së PD, ka shtyrë afatet qëllimisht. Për të ndikuar drejtpërdrejt. Një pjesë e politikës janë 30 vite që qeverisin bashkë dhe komisioneri është produkt i asaj politike, ai e di mirë kujt i shërben.

Komisioneri i la vetes dhe PD 48 orë kohë për të plotësuar të metat, iu bë e qartë nga ne se nuk kishte asnjë problematikë. Në atë moment ai kishte detyrim të mblidhte publikisht dhe të kishte vendimmarrje.
I thashë komisionerit në mënyrë të përsëritur që kërkesat e vendimmarrjet të veçoheshin. Ndërsa ai në mënyrë të çuditshme i bashkoi dy ankesa.

Të gjitha veprimet e komisionerit janë politike që nuk i shërbejnë procesit”, ka deklaruar ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.