E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Indriti, i riu që u ekzekutua me breshëri kallashi në Mamurras?
Lajme

Indriti, i riu që u ekzekutua me breshëri kallashi në Mamurras?

27-vjeçari Indrit Pepa është viktima e atentatit me armë zjarri të ndodhur gjatë natës që lamë pas në qytetin e Mamurrasit.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Zef Hoti”, rreth orës 4:30 të mëngjesit.

I riu Pepa është prind i një fëmije dhe mësohet se pjesën më të madhe të kohës jetonte jashtë shtetit.

Sipas policisë, autori i kësaj ngjarjeje është 49-vjeçari A.M., i cili është arratisur dhe po punohet për kapjen e tij.

Paraprakisht mësohet se viktima ka pasur një konflikt çasti me disa persona gjatë mbrëmjes së djeshme, çka dyshohet që të jetë bërë edhe shkak i vrasjes së tij me kallashnikov.

Indrit Pepa u ekzekutua me breshëri kallashnikovi dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor, por nuk arriti t’u shpëtonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.