E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Infektohen dy serbë me Koronavirus
Publik News

Infektohen dy serbë me Koronavirus

Dy serbë janë infektuar me Koronavirus. Të dyja rastet i ka konfirmuar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Gjatë një interviste për Tanjug, ministri serb është shprehur se ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë, e ka informuar se dy nga 12 shtetasit serbë që ishin brenda anijes që ka qenë në karantinë në portin detar të Japonisë në Yokohama, kanë rezultuar pozitiv në testet e bëra për koronavirusin.

Sipas ministrit serb, Ivic Daçiç, bëhet fjalë për S.O. 29-vjeç dhe M.T. 30. Gjithashtu Daçiç u shpreh se po pret informacione të tjera nga zyrtarët japonezë lidhur me atë se kur do të nxirren nga anija dhe në cilin spital do të dërgohen për trajtim.

Në anijen që ishte futur në karantinë në Japoni, gjendeshin 3.700 pasagjerë, 14 prej të cilëve janë shtetas të Serbisë, e 12 ishin anëtarë të ekuipazhit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.