E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Infektohet mjekja kardiologe
Publik News

Infektohet mjekja kardiologe

Korça ka shënuar sot rastin e 12 me koronavirus. Një mjeke kardiologe nga qyteti i Korçës rezultoi e infektuar nga COViD-19. Mjekja kardiologe është e moshës rreth 52 vjeç. Ajo është e vetëkarantinuar në banesën e saj në qytetin Korçë.

Dyshohet se mjekja është infektuar nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa ka shoqëruar një të sëmurë, por gjithashtu mjekja mund të jetë infektuar ndërsa ka patur nevojë për ndihmë mjekësore pasi ka patur shenja të gripit.

Dyshohet se mjekja ka patur kontakte të shumta me persona të tjerë gjatë kësaj kohe.

Në orët në vijim pritet që të qartësohet edhe fakti se si është infektuar mjekja nga koronavirusi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.