E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Inskenimi i vrasjes/16-vjeçari u vra nga e dashura
Publik News

Inskenimi i vrasjes/16-vjeçari u vra nga e dashura

I ndezi makinën dhe e hodhi në Shkumbin

 

Dyshohej për vetëvrasje, por prapaskena ishte tërësisht ndryshe. Pas hetimeve të hollësishme dhe autopsisë së shfryer në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, dyshohet se 16-vjeçari i gjetur i pajetë dje në banjat e Tetovës, dyshohet se është vrarë nga e dashura e tij.

Sipas medieve maqedonase, një vajzë 16-vjeçare është arrestuar si e dyshuar për vrasjen e moshatarit të saj të mitur, teksa policia ka arrestuar edhe dy djem të tjerë për shkak se akuzohen si të përfshirë në ngjarjen e rëndë

Ndërkohë, hetimet e sektorit të punëve të brendshme të Tetovës vazhdojnë, pasi dyshohet se në ngjarje është përfshirë edhe një tjetër person. Siç raportohet, dyshohet se i riu është vrarë duke u goditur me sende të forta në kokë.

Më pas, për të inskenuar një vetëvrasje, të miturit i është ndezur makina dhe bashkë me të është hedhur në lumë. Të gjithë menduan se kishim të bënim me një vetëvrasje, por tashmë është vërtetuar se ka ndodhur një akt makabre i vajzës, së cilës i riu i kishte “falur zemrën”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.