Inskenoi grabitjen, për të fshehur vjedhjen e kompanisë, arrestohet
Një 44-vjeçar nga Berati ka përfunduar në prangat, për shkak se ka inskenuar një grabitje, për të fshehur vjedhjen e kompanisë ku punonte.
Shtetasi Gentjan Mahmutaj, punëtor i një kompanie që tregton xhama në Berat, ka vjedhur 10 milion lekë të vjetra në firmën ku punonte.
Pas denoncimit në polici, është zbuluar se Mahmutaj kishte sajuar grabitjen, ndërkohë që shuma e parave ju zbulua si e fshehur në banesën e tij.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
G.M, 44 vjeç, banues në lagjen Kushtrim. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka vjedhur shumën prej 1 milion lekë të reja, në automjetin e shtetasit R.K. Shuma prej 1 milion lekë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



