E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Inspektori i vendosi gjobë pronarit të mobilerisë
Publik News

Inspektori i vendosi gjobë pronarit të mobilerisë

Janë zbuluar të tjera detaje nga arrestimi ditën e djeshme të inspektorit të Tatimeve, Erjon Trungu.

Sipas ABC News, Trungu kishte vetëm tre javë që ishte rikthyer në punë pas dy viteve shkëputje. Inspektori tatimor Erjon Trugu, u arrestua me urdhër të SPAK. Ai akuzohet për korrupsion pasiv pasi u kërkonte 5 mijë euro subjekteve të ndryshme duke u premtuar se nuk do t’i raportonte tek organet kompetente në rast të shkeljeve tatimore.

Arrestimi i tij është bërë pasditen e së mërkurës, nga Policia e Tiranës me urdhër të SPAK me akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Brenda një jave SPAK zbuloi se 37 vjeçari Trungu kërkonte para ndaj bizneseve të ndryshme për të mos i ndëshkuar në rast se kapeshin në shkelje tatimore.

Rasti i fundit ku Trungu kishte kërkuar 8 mijë euro ishte ndaj pronarit të një mobilerie në Kamëz. Por ky i fundit e kallëzoi atë në prokurori. Më pas hetimet zbuluan se në atë subjekt nuk duhej të shkonte 37 vjeçari për inspektim por kolegu i tij.

Sapo Trungu mësoi se kjo mobileri do të kontrollohej nga kolegu i tij, u paraqit më herët tek pronari i saj duke i kërkuar shumën e eurove duke i premtuar se do ta mbështeste në rast të shkeljeve ligjore pa e referuar tek organet kompetente.

Inspektori Trungu u kap në flagrancë sapo kishte marrë dorazi 5 mijë euro nga administratori i mobilerisë në Kamzë.

Prova më e fortë ishte numri i serisë së eurove pasi kjo shumë i ishte vënë në dispozicion pronarit nga oficerët e policisë.

Burime pranë grupit hetimor bënë me dije për ABC Neës se prej gati dy vitesh shkëputje nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve, Trungu ishte rikthyer vetëm tri javë më parë në këtë institucion. /Xhensila Kodra abcnews.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.