Institucioni i votës
Nëse këto zgjedhje njihen, hidhet në erë përfundimisht institucioni i votës. Hedhja në erë e institucionit të votës, është njëkohësisht hedhje në erë e demokracisë në këtë vend. Nuk certifikohen vetëm këto zgjedhje, por certifikohet mandati i përjetshëm i Edi Ramës dhe shpopullimi sistematik i Shqipërisë.Gjendja më tragjike për një individ, është gjendja e një individi të dorëzuar dhe një individ që humbet besimin tek institucioni i votës, është përfundimisht një njeri që e braktis këtë institucion dhe emigron nga ky i fundit.
Nëse këto zgjedhje njihen, njerëzit do të jenë gjithmonë e më pak të motivuar të votojnë, pasi do të jetë krijuar tashmë bindja se cilido qoftë vullneti im si qytetar, partia-shtet do ta tjetërsojë këtë vullnet.
Post Scriptum- Ky proces quhet as më pak e as më shumë veçse diktaturë dhe na kujton shprehjen e famshme: – Ju votoni dhe ne do të numërojmë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



