E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Inter dhe Arsenal në “pole position” drejt gjysmëfinales së Champions League
Lajme

Inter dhe Arsenal në “pole position” drejt gjysmëfinales së Champions League

 

Mbrëmja magjike e Champions League solli emocione të mëdha në çerekfinalet e para, ku Interi dhe Arsenali hodhën një hap të madh drejt kualifikimit.

Në “Allianz Arena”, Interi arriti një fitore të vlefshme 2-1 ndaj Bayern Munich, në një përballje plot intensitet. Lautaro Martinez zhbllokoi rezultatin në minutën e 38-të, pak çaste pasi Harry Kane goditi shtyllën. Gjermanët reaguan në pjesën e dytë dhe barazuan me Thomas Muller në minutën e 85-të, por vetëm tre minuta më pas, italianët rikthyen avantazhin me një gol të shpejtë që vulosi rezultatin përfundimtar. Tashmë, gjithçka do të vendoset në “San Siro” pas një jave, në një sfidë që premton zjarr.

Ndërkohë, Arsenali shkëlqeu në “Emirates” duke mposhtur Real Madridin me rezultatin bindës 3-0. Londinezët dominuan ndeshjen, ndonëse pjesa e parë u mbyll pa gola. Në fraksionin e dytë, dy supergola nga Declan Rice nga një goditje dënimi dhe Mikel Merino, bënë diferencën. Real Madrid e mbylli takimin me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Camavinga-s, duke e bërë misionin e përmbysjes edhe më të vështirë për ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”.

Champions League po ofron spektakël dhe emocion deri në fund, ndërsa rruga drejt finales po bëhet gjithnjë e më interesante.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.