E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Interi  merr kreun e Serie A
Lajme

Interi merr kreun e Serie A

Interi triumfon me rezultatin minimal 1-0 ndaj Romës dhe rimerr kryesimin e kampionatit, me 25 pikë të grumbulluara në 10 javët e para të kampionatit.

Vëmendja maksimale ishte te Romelu Lukaku, që u rikthye si kundërshtar dhe për 90 minuta u kontestua nga bilbilët e tifozerisë, që u përpoqën t’ia bëjnë një ferr të vërtetë.

Nga ana tjetër, në kampin zikaltër vendosi pikërisht zëvendësuesi i belgut, Marcus Thuram, që shtyu në rrjetë topin në minutën e 81-të, pas një aksioni që nisi nga këmbët e Kristjan Asllanit dhe vijoi me një asist perfekt të Dimarcos.

Një fitore më se e merituar e zikaltërve, që luajtën thuajse gjithë kohën në mesfushën kundërshtare dhe në dy raste u ndalën edhe nga traversa.

Nga ana tjetër Roma bëri shumë pak, teksa goditi portën vetëm një herë me Cristanten, por Sommer u tregua në lartësinë e detyrës, duke ruajtur portën të paprekur për të gjashtën herë në 10 ndeshje.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.